×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në Elbasan nis shpërndarja e ushqimeve derë më derë

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 16:25

    Ndërkohë që mbyllja në shtëpi shënon javën tashmë, problem mbeten familjet të cilat kanë pamundësi ekonomike.


    Bashkia e Elbasanit së bashku me shoqata të ndryshme që kanë shprehur gatishmërinë kanë nisur shpërndarjen e ushqimeve në familjet e skeduara si më në nevojë.

    Po ashtu, qendrat ditore të cilat ofronin ushqim për të moshuarit e vetmuar, tashmë e dërgojnë ushqimin në banesa për të evituar grumbullimet në qendra.

    Nga ana tjetër, në kuadër të masave të marra, kundër përhapjes së Covid-19, ekipet zjarrfikëse kanë nisur larjen e rrugëve të qytetit dhe dezinfektimet e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!