×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngritja e temperaturave sjell rërën afrikane në Shqipëri

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 13:15

    Gjatë fundjavës pritet që një re e madhe pluhuri dhe rëre nga shkretëtirat e Afrikës veriore të ngjitet në Evropën perëndimore dhe qendrore ndërsa dje ka zbritur në Alpet e Zvicrës, Austrisë dhe Italinë veriore.


    Sipas MeteoAlb, kjo re pluhuri zbret nga Alpet drejt Ballkanit duke përfshirë edhe Shqipërinë.

    Këto masa ajrore do të ndikojnë në rritjen e temperaturave në vendin tonë.

    Qielli nuk do të jetë krejt i kthjellët pasi prezenca e grimcave të ngurta të shkretëtirës do të mjegullojë kthjelltësinë e qiellit në pjesën më të madhe të Europës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!