×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nuk kishte vend në spital, vdes shqiptari 38 vjeç – la gruan 25 vjeçare me dy fëmijë

    Reporteri
    19 Shkurt 2021 | 23:44

    Një shqiptar i moshës 38 vjeçar nuk e ka fitur dot betejën me Covid dhe ka ndërruar jetë në Itali. Sipas mediave italiane, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, raportohet se ka ndërruar jetë më 7 shkurt.


    Rasti ka krijuar shumë polemika në rajonin Molise, për shkak të mungesës së një spitali për trajtimin e rasteve me Covid.

    Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, shqiptari u dërgua për mjekim, por spitali nuk kishte kushtet për të mjekuar personat e infektuar me COVID-19.

    Atij nuk iu dha kurrë ndihma mjekësore ndërroi jetë duke lënë pas gruan 25-vjeçare dhe dy fëmijë të mitur, raportojnë mediat përtej Adriatikut.

    Vdekja e tij shkaktoi debate të shumta në këtë rajon mes drejtuesve të institucioneve lokale për mungesën e një spitali për të trajtuar pacientët, të cilët deri tani transferoheshin me helikopter në qytetet e tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!