×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përkeqësohet shëndeti i dy personave në Fier që u karantinuan në shtëpi, dërgohen me urgjencë në Tiranë

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 10:16

    Përkeqësohet gjëndja shëndetësore e dy prej tre personave të një familje në Dërmenas të Fiërit të cilët prej ditësh ishin karantinuar në shtëpinë e tyre.


    Mësohet së babai dhë vajza kanë shfaqur komplikacione me shëndetin, ndërsa janë nisur më autoambulancë drejt spitalit infektiv në Tiranë.

    Gruaja, e infektuara e treta me COVID 19 vijon të qëndrojë në shtepi, pasi paraqet gjëndje të qëndrueshme shëndetesore deri me tani, raporton oranews.

    Ndërkohë pranë spitalit të Fierit kanë mbërritur edhe ekipet e ISHP-se për të marrë tamponët për 17 mjekë, infermiere dhe sanitarë të ketij spitali të cilët ishin vetëkarantinuar prej disa ditesh, pas kontaktit që kanë pasur me një 61 vjeçare, e cila kishte fshehur faktin që kishte qenë në Itali, ku dhe mund të jetë infektuar.

    Për të menaxhuar rastet spitali i Fierit u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që paraqiten në urgjence, pediatri dhe maternitet të kenë me vete kartat e identitetit kur të paraqiten në keto mjedise dhe të deklarojne itinerarin nëse kanë pasur lëvizje jashtë vendit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!