×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përmbytet nga shiu parku i ri i lodrave, kërkohet nga firma që e ndërtoi ta dëmshpërblejë Tiranën

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 21:35

    Shirat e furishëm që ranë në Tiranë përmbytën një pjesë në parkun e ri të lodrave të përuruar vetëm pak ditë më parë tek Parku Rinia.


    Opozita ka akuzuar bashkinë e Tiranës, por në fakt fajin kryesor e ka firma realizuese që tani duhet të përgjigjet jo vetëm për dëmin e shkaktuar, por edhe për dëmtimin e imazhit të kryeqytetit.

    Bëhet fjalë për firmën “Agikons” që vetëm para pak ditësh shkaktoi një tjetër përmbytje duke prishur gjatë punimeve rrjetin e kanalizimeve në zonën Kodra e Diellit duke mbuluar rrugët me ujërat e zeza e duke shkaktuar protesta e indinjatë të banorëve.

    Nuk dihet nëse “Agikons” ka paguar dëmet e shkaktuara te Kodra e Diellit, por me siguri duhet të paguajë për dëmin te parku i lodrave që ka kushtuar miliona lekë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!