×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Po çonte fëmijët në shkollë, qëllohet me armë zjarri 43-vjeçari

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 10:13

    Një 43-vjeçar është plagosur me armë zjarri në fshatin Balldre të Lezhës.


    Policia bën të ditur se pas një konflikti për motive ende të paqarta, shtetasi Gj.Gj., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Hilë Gjini, banues në fshatin Balldre.

    Sipas banorëve, Gjini sapo kishte dalë nga shtëpia për të dërguar fëmijët në shkollë, ndërsa është përballur me një bashkëfshatar, i cili e ka qëlluar me dy plumba.

    Gjatë gjithë kohës Hilë Gjini ka qëndruar në automjetin e tij me fëmijët dhe bashkëshorten deri sa ka mbërritur policia dhe autoambulanca. Më pas, ai është dërguar në spitalin e Lezhës në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!