×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Princi Alberto i Monakos viziton arbëreshët

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 13:51

    Komuna arbëreshe San Demetrio Corona, në rajonin jugor të Kalabrisë, që pak muaj më parë u vizitua nga Presidenti Ilir Meta, po përgatitet për të mirëpritur një tjetër personalitet të lartë shtetëror.


    Më datë 9 maj, këtë komunë shekullore arbëreshe, do ta vizitoj Princi Alberto i Monakos. Është ky një event historik për këtë qytezë të vogël me rreth 3 mijë banorë, e cila është bërë një urë lidhje mes rajonit të Kalabrisë e Principatës së Monakos.

    Me një votë unanime, këshilli bashkiak i kësaj komune ka vendosur dhënien e titullit “qytetar nderi” Princit Alberto, në një ceremoni zyrtare që do të mbahet në ambientet e Kolegjit arbëreshë Shën Adriano.

    Në këtë kolegj kanë studiuar emrat të rëndësishëm të patriotizmit e kulturës shqiptare si Jeronim De Rada, Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani, Kolë Kamsi etj.

    Familja Ranieri e Monakos ka qenë historikisht e lidhur me komunë arbëreshë të Shën Mitrit siç dëshmojnë dhe disa dokumente historike të veprës “Kalabria e Ilustruar” e publikuar më 1792.

    Impulsi i kësaj vizite të rëndësishme lindi nga bashkëpunimi me Shoqatën që lidh vendet historike të familjes Grimaldi e Ranieri të Monakos.

    Kjo vizitë e rëndësishme e Princit të Monakos do të ndihmoj dhe në vlerësimin turistik të qytezës arbëreshe e lidhur me historinë e familjes mbretërore si dhe të territorit të provincës së Kozencës në përgjithësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!