×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pronari i kërkonte favore seksuale në punë, denoncimi i avokates: Vajza qëndroi në heshtje, i trembej mentalitetit

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 9:56

    Përmes një shkrimi në rrjetet sociale avokatja shqiptare Denisa Daka tregon se si një vajzë e re u tërhoq nga beteja ligjore kundër punëdhënësit të saj.


    Daka tregon se vajza në fjalë kishte shkuar tek ajo pasi prej muajsh vajza shantazhohej nga punëdhënësi i saj.

    Ky i fundit i kërkonte vajzës që krahas punës duhet të plotësonte dhe dëshirat e tij seksuale për të mund të siguruar pagën aty.

    Denoncimi i plotë

    Një vajze e re, pothuaj në moshën e vajzës sime, ish- shantazhuar prej muajsh nga punëdhënësi i saj.

    I duhej të studionte e të punonte njëkohësisht, pasi familja nuk mund ta suportonte financiarisht.

    Me tregoi se jo për të parën herë ish shantazhuar nga punëdhënësi i saj, baba i tre fëmijëve, ndërsa ky i fundit i kërkonte pareshtur që krahas punës duhet të plotësonte dhe dëshirat e tij seksuale për të mund të siguruar pagën aty.

    Ky makth kish zgjatur për disa muaj radhazi ndërsa e reja kish vendosur pas kësaj të braktiste vendin e punës, mundësinë për të mbijetuar e vetme këtu në Tiranë sakaq.

    Kërkoi të niste një proces gjyqësor kundra punëdhënësit të saj, por pasi u njoh me procedurat që do të ndiqeshin kundra tij, frikur nga pasojat u tërhoq të vijonte betejën ligjore, bërë një grusht përballë meje, nga hutimi e dhimbja bashkë.

    Dhjetëra mesazhe të printuara nga tel i saj për këtë qëllim i digjnin duart e zemrën bashkë kësaj njomëzake e cila sapo kish nisur me dëshirë e kureshti rrugëtimin e saj..

    Nuk kishte guxuar ta ndante me askënd këtë makth, nga frika se do të paragjykohej a do të humbte lidhjen me familjen a miqtë e saj.

    Janë me dhjetëra raste në fakt, kur vijimi i kontratës së punës kushtëzohet me marrëdhënie seksuale.

    Të pashpresa, të dhunuara, pa përkrahje posaçërisht, përgjegjëse në shumë raste për jetën e familjarëve të tyre, shumë gra dhe vajza i nënshtrohen pa dëshirë këtyre kushteve, për të mund të siguruar mbijetesën kryesisht.

    Në një vend të egër si ky yni, gratë e vajzat me një historik dhune posaçërisht, të tjera të braktisura nga familja a në nevojë ekstreme, me një barrë detyrimesh mbi supe, vijojnë “kontratën” me bosat e tyre të cilët kutërbojnë era urinë e parfum bashkë, duke mos pasur asnjë alternative tjetër.

    Të pafuqishme për të denoncuar, me zemër të thyer e shpirt ndër dhëmbë, kujtojnë se përveç bukës së munguar në sofër, shantazhet apo presionet, kanosje e hapur për jetën, mund t’u marrin jetën secilës.

    Nëse rrëmon në arkivat e komisariateve, mund të gjesh me qindra kallëzime ndër vite depozituar për këtë qellim, të cilat pasi flenë për muaj me radhë në sirtarët e akuzës, arshivohen e mbyllen njëra pas tjetrës “për mungesë provash” kryesisht..

    Një tjetër njomëcake sot, vendosi të heshtë përfundimisht para fatit të saj të trishtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!