×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Punonjësit e bashkisë Shkodër pa paga

    Reporteri
    23 Janar 2020 | 12:23

    Mbi 1200 punonjës së bashkisë Shkodër dhe institucioneve në varësi të saj nuk kanë marrë ende pagën e muajit.


    Ata kanë denoncuar përmes Ora News, duke thënë se pagat janë vonuar 18 ditë nga afati që i marrin çdo muaj. Ata kanë bërë kërkesë, por asnjë institucion nuk i ka sqaruar.

    Ora News ka kontaktuar me drejtues të bashkisë Shkodër, të cilët thonë se vonesa ka ardhur për shkak se ka kaluar me vonesë buxheti nga prefekti.

    Të mërkurën kryebashkiakja e ka firmosur shkresën dhe ka kaluar në thesar dhe tashme pritet qe të përmbyllen procedurat nga thesari për tu bërë kalimi. Por punonjësit do të duhet të presin edhe disa ditë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!