×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Askush s’e ka kuptuar rajonin më mirë se kancelarja Merkel

    Reporteri
    14 Shtator 2021 | 14:56

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka lavdëruar kancelaren gjermane, Angela Merkel, në fund të mandatit të saj si kancelarë duke thënë se ajo ka qenë liderja që e ka kuptuar më së miri rajonin e Ballkanit Perëndimor.


    Në konferencën e përbashkët për media me Merkelin, Rama ka thënë se ajo do t’i mungojë rajonit.

    “Kemi privilegjin ta presim në Tiranë, një mike të Ballkanit, të shqiptarëve, dhe të gjithë popujve të këtij rajoni. Kjo është vizita e lamtumirës e Angela Merkelit si kancelare e Gjermanisë. Besoj që askush nuk ka bërë për këtë rajon e as askush s’e ka kuptuar këtë rajon më mirë se kancelarja gjermane”, ka thënë ai ndër tjerash.

    Duke specifikuar Procesin e Berlinit si punë konkrete e Merkelit për rajonin, Rama ka thënë se ky proces ka treguar vizion largpamës për “një të ardhme të përbashkët”.

    “Përtej të gjitha rezultateve konkrete në aspektin e fushave që mbulon Procesi i Berlinit, besoj se arritja më e madhe e këtij procesi është vendosja e një fryme bashkëpunimi, bashkëveprimi dhe e sensit të së ardhmes së përbashkët”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!