×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama prezanton urën më të lartë në Shqipëri

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 22:37

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar në Facebook një video ku tregohet ecurinë e punimeve në Rrugën e Arbrit.


    Kreu i qeverisë shpjegon se tashmë një nga veprat më të vështira në ndërtimin e kësaj rruge që është Ura Fshat është ndërtuar dhe i gjithë aksi i Rrugës së Arbrit është lidhur.

    “Ja edhe ura më e lartë në Shqipëri (157 m) dhe një nga më të lartat në rajon! Për këtë vepër shumë komplekse u desh të hapen fillimisht, tuneli 3 dhe 4, që pastaj të ngriheshin themelet e saj. Me përfundimin e kësaj ure dhe me ndihmën e by-pass-it të Murrizit, tanimë i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është i lidhur. Edhe pak durim dhe ëndrra 100 vjeçare e dibranëve do të jetë realitet i prekshëm nga të gjithë”, shkruan kryeministri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!