×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rrahu 15-vjeçarin te liqeni i Tiranës, polici përfundon në gjyq

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 12:58

    Polici që dhunoi 15-vjeçarin në maj të vitit të shkuar tek zona e liqenit të Tiranë ka përfunduar në gjyq me akuzën e veprimeve arbitrare gjatë kryerjes së detyrës.


    “Abcnews” mëson se gjyqtari i çështjes nuk ka pranuar ndërkohë kërkesën e avokatit për klasifikim të veprës si “plagosje e lehtë me dashje”.

    Disa policë tentuan të ndalojnë një adoleshent gjatë karantinës në zonën e liqenit, por dy prej tyre e qëlluan të riun duke i shkaktuar plagë në trup.

    Në atë kohë, nëna e tij, ish-banorja e Big Brother, Zaida Çobo fillimisht reagoi ndaj policisë, por disa ditë më vonë gjetën gjuhën e përbashkët me drejtorin e përgjithshëm të policisë, Ardi Veliun.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!