×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shehi: Ilir Meta është i pari president politik në Shqipëri

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 11:28

    “Zoti Meta ka rolin e tij. Ai është kryetar i shtetit, por e luan shumë mirë, sipas mënyrës së tij, pasi Meta është njeri politik. Meta është i pari president politik në Shqipëri, të tjerë kanë qenë institucional në njëfarë mënyrë. Ky është njeri politik, është bërë aktiv i dorës së parë. Kjo është meritë, cilësi, e tij, me të gjitha defektet që bien brenda”.


    Kështu u shpreh në Dita Jonë, Dashamir Shehi, kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, e cila është pjesë e opozitës së bashkuar.

    Më tej, ai theksoi se alternativa e vërtetë është Basha me grupin e tij, është e djathta shqiptare.

    “Me tezën e Ramës i bie që shqiptarët të zgjedhin mes dy të majtave, një e majtë më e mirë, ku e di unë, e udhëheq Meta, një e majtë më e keqe e udhëheq Rama. Po nuk paskan të drejtë shqiptarët të zgjedhin një të djathtë? Ku shkoi historia 30-vjeçare e mijëra të rinjve, të cilët u munduan ta spostojnë Shqipërinë nga komunizmi? Ky poli i alternativës ka në krye zotin Basha. Kjo është një çështje që nuk diskutohet më dhe ne jemi shumë të respektuar që kemi këtë zotëri”, u shpreh Shehi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!