×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpërndante heroinë në Gramsh, arrestohet 52-vjeçari

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 10:24

    Një 52-vjeçar i cili shiste heroinë në qytetin e Gramshit është arrestuar nga policia.


    Policia thotë se në pranga u vu shtetasi A. D., 52 vjeç, lindur dhe banues në Gramsh, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

    “Arrestimi i këtij shtetasi u krye në bazë të informacioneve operative të grumbulluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme se ky shtetas shiste lëndë narkotike të llojit heroinë në qytetin e Gramshit. Pas hetimit disamujor u arrit të kapet në flagrancë, si dhe të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale:

    82 doza me lëndë narkotike heroinë, 113.700 lekë, dy thika, dy aparate celular dhe një sasi fishekësh për armë gjahu”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Materialet procedurale do t`i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike“, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!