×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpëtohen nga mbytja 7 turistë italianë në Durrës

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 23:20

    Shtatë turistë italianë, të cilët rrezikonin mbytjen janë shpëtuar nga roja bregdetare e Durrësit, pasditen e sotme.


    Mësohet se jahti me vela me i cili ishte nisur nga Korfuzi për në Kroaci, i ka kërkuar ndihmë Kapitanerisë së Portit Durrës, pasi veliera pësoi defekt 5 milje nga porti si pasojë e motit të keq.

    Menjëherë kapitaneria e Durrësit nisi në drejtim të jahtit mjetin rimorkiues “Joni”, i cili e rimorkioi deri në Portin e Durrësit.

    Të 7 personat në bord janë në gjendje të mirë shëndetësore, teksa shprehen falënderime për Kapitenerinë e Durrësit, që u erdhën në ndihmë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!