×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mejku shqiptar e mposhtë koronavirusin, shërohet

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 12:19

    Një lajm tjetër i mirë vjen nga spitali Infektiv. Profesori Dhimitër Kraja la spitalin infektiv në gjëndje të mirë shëndetësore.


    Ai iu bashkua vullnetarisht luftës së bluzave të bardha te Infektivi kundër COVID 19, por më 31 mars rezultoi se ishte pozitiv ndaj koronavirusit.

    Sot ministrja e Shëndetësisë konfirmoi se profesori ka lënë spitalin. Ai do I nënshtrohet periudhës së vetëkarantinimit.

    Pas 48 viteve punë në spitalin Infektiv profesor Dhimitër Kraja iu përgjigj i pari thirrjes për t’u rikthyer në shërbim, për të ndihmuar kolegët në kurimin e pacientëve të infektuar me COVID-19.

    Mjekët dhe infermierët e spitalit Infektiv në Tiranë po kujdesen këto ditë me përkushtim për kurimin e pacientëve të infektuar me COVID-19 në vendin tonë.

    Deri tani janë 99 pacientë të shëruar nga këta 18 mjekë dhe infermierë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!