×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdekja e ushtarakut shqiptar në Afganistan, reagon ministria e Mbrojtjes

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 11:32

    Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura kanë reaguar në lidhje me vdekjen e ushtarakut shqiptarë në Afganistan.


    Përmes një njoftimi zyrtar, ministria shprehet se ushtaraku me inicialet XH. J. Ka ndërruar jetë dje në orën 22:40 ora lokale në Afganistan.

    Mësohet se autoritetet e ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

    Njoftimi i plotë:

    Ministria e Mbrotjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH. J.

    Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

    Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e t’u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin.

    Ministria e Mbrotjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur./ Opinion.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!