×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes edhe një person në plazhet e Shqipërisë

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 11:32

    Ditën e sotme një pushues ka ndërruar jetë në plazhin e Spillesë.


    Gjon Vuksani i moshës 70-vjeçare humbi jetën ndërsa shkak dyshohet se ka qenë ataku kardiak.

    Vuksani jetonte në Tiranë ndërsa në plazhin e Spillesë kishte shkuar për pushime.

    Temperaturat e larta që janë shënuar në bregdetet shqiptare këtë vit, kanë ndikuar në përkeqësimin e sëmundjeve të zemrës.

    “Më datë 13.08.2019,rreth orës 10:40
    në Spille, shtetasi GJ. V rreth 73 vjeç, pushues, është futur në det dhe dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak për pasojë ka ndërruar jetë.

    Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!