×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Viktima e 18-të e koronavirusit në vend, 67-vjeçari nga Tirana i shtruar prej 13 ditësh

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 17:10

    Ndërron jetë një tjetër pacient nga koronavirusi ne vendin tone, duke e cuar keshtu ne 18 numrin e viktimave nga kjo semundje ne Shqiperi.


    Lajmin e la bere me dije Ministria e Shendetesie, e cila njoftoi se pacienti qe nderroi jete mengjesin e sotem ne Infektiv, ishte nje 67-vjecar, i cili mjekohej edhe me hemodialize.

    “Ju informojmë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 67 vjecar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. Pacienti ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv”- njoftoi sot Dr. Marjeta Dervishi nga
    Instituti i Shëndetit Publik, gjate komunikimit me mediat per situaten me te fundit te koronavirusit ne vend.

    Sipas saj, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 67 vjecari ka ndërruar jetë.

    “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes të të ndjerit. Deri tani 18 persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri”-theksoi ajo me tej.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!