×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zgjedhet e 25 prillit, Rama mbledh shtabin elektoral në selinë e PS-së

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 11:26

    Kreu i qeverisë Edi Rama do të mbledhë sot drejtuesit socialistë të qarqeve.


    Ndërkohë ky takim do të ketë në fokus zgjedhjet e 25 prillit, ku drejtuesit e qarqeve do të dorëzojnë një raport për zhvillimin e fushatës dhe do të raportojnë mbi ecurinë e përgatitjes së zgjedhjeve.

    Mësohet se takimi do të nisë rreth orës 08:30 në selinë e PS-së. Kujtojmë që mbledhja e Ramës me drejtuesit e qarqeve ka qenë e përjavshme, por për disa javë nuk u zhvillua.

    Partia Socialiste kërkon të marrë mandatin e tretë në këto zgjedhje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!