×
  • Sport
  • Sport

    14 gola në 17 ndeshje: Super sulmuesi që shpërtheu në futbollin kosovar dhe që ndihmoi skuadrën të ngjitet një rang më lartë

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 14:16

    Leotrim Gashi ishte njëri nga futbollistëtë më meritorë për inkuadrimin e skuadrës nga Prizreni A&N në Ligën e Parë


    A&N dje edhe zyrtarisht siguroi kalimin në Ligën e Parë pas vendimit të FFK-së për pezullimin e garave në Ligën e Dytë shkaku i pandemisë COVID-19, shkruan Reporteri.net

    Klubi nga Pirzreni pas 17 xhirove ishte në vendin e dytë me 41 pikë, aq sa kishte edhe Kika.

    Kjo skuadër gjatë 17 xhirove shënoi 13 fitore, dy barazime dhe dy humbje, duke shënuar 36 gola dhe pranuar vetëm 11.

    Fotografia e Leo Gashi
    Leotrim Gashi gjatë një dueli me Kastriot Rexhën në ndeshjen Feronikeli – A&N e vlefshme për Kupën e Kosovës

    Nga këto 36 gola, 14 prej tyre i ka shënuar sulmuesi Leotrim Gashi që pati një sezon fantastik me skuadrën prizrenase.

    Gashi që më parë ka veshur edhe fanellën e Ballkanit të Suharekës këtë sezon ishte i pandalshëm ku përveç golave ka dhuruar edhe asiste për bashkëlojtarët e tij.

    Në videon e mëposhtme mund t’i shihni disa nga golat që Gashi shënoi këtë edicion me skuadrën simpatike nga Prizreni. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!