×
  • Sport
  • Sport

    A ka më mire? Një kosovar asiston, një shqiptar e shënon dhe feston me shqiponjë

    Reporteri
    18 Gusht 2019 | 12:15

    Myrto Uzuni rikthehet si protagonist te skuadra e tij, Lokomotiva e Zagrebit.


    Pas një fillimi jo të mirë të sezonit, sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi golin e tij të parë me Lokomotivën e Zagrebit në këtë kampionat pikërisht në javën e 5-të në sfidën ndaj Varazdin duke i dhënë një pikë ekipit të tij.

    Uzuni ndryshe nga shqiptarët e tjerë Çokaj, Tuçi e Kastrati e nisi ndeshjen nga stoli por në fillimin e pjesës së dytë trajneri Goran Tomic, aktivizoi kuqeziun pikërisht në vend të Çokajt dhe pas vetëm 10 minutash në fushë, Uzuni realizoi me kokë golin e barazimit 1-1 pas asistimit të Lirim Kastratit.

    Me këtë rezultat u mbyll e gjitha ndeshja me Lokomotivën e Zagrebit që pas 5 javëve të para të kampionatit kroat ka grumbulluar vetëm 4 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!