×
  • Sport
  • Sport

    Bekim Haxhiu sqaron incidentin: Qëllova nipin tim që ta largoj nga zënka

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 23:49

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj raportimeve të disa mediave se ai kinse sulmoi zyrtarët e Ferronikelit gjatë një ndeshje futbolli mes këtij ekipi dhe Mitrovicës.


    Haxhiu ka sqaruar se ka evituar një përleshje mes tifozëve dhe zyrtarëve të Feronikelit, ndërsa ka treguar se personi të cilin ka dashur ta qetësoj është djali i vëllait të tij.

    “Pas ndeshjes në Mitrovicë disa prej tifozëve vendas të provokuar nga disa zyrtarë të Feronikelit kanë reaguar edhe kam ndërhyrë të mos lejojë një përleshje mes tyre sepse në mesin e atyre tifozëve ishte edhe djali i vëllaut tim  dhe normalisht jam munduar ta qetësoj dhe 100 herë po të qëlloj në situatë të njëjtë nuk do ta lejojë djalin e vëllaut tim të përleshej në prezencën time me Kryesinë apo përfaqësuesit e Feronikelit”, ka thënë Haxhiu për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka kritikuar mediet që nuk e kanë telefonuar për ta mësuar të vërtetën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!