×
  • Sport
  • Sport

    Dëshpëron Loriana – mposhtet nga nënkampionja e botës, por ka një mundësi për medalje

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 12:08

    Loriana Kuka e ka humbur mundësinë të fitojë medalje të artë ose të argjendtë. Xhudistja kosovare do ta kërkojë megjithatë medaljen e bronztë përmes repesazhit.


    Loriana Kuka nuk arriti ta kalojë nënkampionen e botës dhe dy herë nënkampionen e Evropës, Guusje Stenhuis, në garat e xhudos në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

    Megjithatë, xhudistja kosovare nuk i ka humbur krejt gjasa.

    Pejania do ta vazhdojë garën për medaljen e bronztë përmes repesazhit.

    Pas Majlinda Kelmendit e Nora Gjakovës, Kuka mund t’ia sigurojë Kosovës medaljen e tretë në “Minsk 2019”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!