×
  • Sport
  • Sport

    U vlerësua si lojtari i ndeshjes, trajneri i Rubin Kazan zbulon sekretin e Mirlind Dakut: Mbase ka rënë në dashuri

    Reporteri
    30 Prill 2024 | 12:46

    Me “Euro2024” në prag, për Sylvinho-n shtohen edhe më shumë dhimbjet e kokës, në një kohë kur sulmuesin kuqezi po kalojnë një periudhë shumë të mirë.

    Jo vetëm Rey Manaj, Uzuni apo Seferi, në kulmin e tij po kthehet edhe Mirlind Daku. Pasi dhuroi show kundër Zenit, Daku arriti të gjejë sërish rrugën e rrjetës.

    “Bomberi” kuqezi realizoi një perlë kundër Ural, ku në minutën e 43-të dribloi këdo i doli përpara duke realizuar për ekipin e tij, me Rubin Kazan që doli me një pikë nga kjo sfidë pas barazimit 1-1.

    Ky ishte goli i tij i katërt sezonal. Jo vetëm goli i shënuar, Daku ishte një rrezik konstant në këtë sfidë duke u vlerësuar në fund si lojtari i ndeshjes. I lumtur për paraqitjet e Dakut këtë periudhë u shfaq edhe trajneri i Rubin Kazan:

    “Cili është sekreti i Dakut? Ndoshta ka rënë në dashuri. Bëj shaka, por mendoj se përgatitjet për Evropian kanë një ndikim. Ky është fundi i sezonit, nuk është e thjeshtë për të që të mbajnë një ritëm të tillë kaq të lartë”, theksoi trajneri i Rubin Kazan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!