×
  • Sport
  • Sport

    Eskalon futbollisti serb: Do ta nokautoja Xhakën apo Shaqirin po të isha në Botëror

    Reporteri
    30 Nëntor 2022 | 14:27

    Ish-reprezentuesi serb Zdravko Kuzmanoviq ka folur në mediat zvicerane për përballjen e ardhshme mes Serbisë dhe Zvicrës në Botërorin e Katarit.

    Ai kur është pyetur për shqiponjën që valoi në këtë ndeshje, nuk është përmbajtur dhe ka paralajmëruar se do të kishte pasur dhunë në rast se ai do të kishte qenë në atë Botëror.

    “Të theksosh simbolin e shqiponjës dykrenare ishte një turp, thjesht e trishtueshme. Sporti dhe politika duhet të ndahen, dhe djemtë tuaj nuk e bënë këtë. Nëse do të kisha qenë lojtar serb në atë Botëror, me siguri do të nokautoja ose Xhakën ose Shaqirin”, thotë Kuzmanoviq për 21 minuten, transmeton Reporteri.net.

    Kuzmanoviq kishte  mbrojtur ngjyrat e Serbisë në Botërorin e Afrikës së Jugut në vitin 2010, kur kombëtarja Serbe  nuk arriti të kalojë fazën e grupeve të kompeticionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!