×
  • Sport
  • Sport

    Ish-futbollisti Liridon Leci padit Zana Avdiun

    Reporteri
    05 Dhjetor 2022 | 14:17

    Ish-futbollisti Liridon Leci ka paditur në gjykatë analisten Zana Avdiu, shkruan Gazeta Online Reproteri.net.

    Këtë e ka bërë të ditur avokati i ish-futbollistit, Nasuf Hasani.

    “Liridon Leci, sot më besoj autorizimin për ta përfaqësuar në gjykatë sa i përket parashtrimit të padisë për fyerje ndaj Zana Avdiut!”, ka shkruar Hasani.

    Analistja Zana Avdiu në një postim në Facebook ka kritikuar gjestin e Granit Xhakës, duke e cilësuar si një gjest prej rrugaçi.

    E ftuar mbrëmë në emisionin “Favoriti i Botërorit” Avdiu tha se gjesti i tillë ishte “sulm seksual”, por me këtë s’u pajtua ish-futbollisti Leci i cili tha se do të vepronte njësoj si Xhaka.

    “Gjithë e përkrahi gjestin e Granitit. Çka dalloj unë prej tij (Vlahovicit)? Unë kam gjak shqiptari, s’kam gjak serbi. Kujdes çka po flet, pse je femër nuk d.m.th m’u përballë me ty, po përballem edhe pse je femër. Kujdes çfarë flet. Të tregoj pas emisionit,” – tha z. Leci.

    Avdiu tha se ky është reagim i mjerë, e kjo e nxiti reagimin e Lecit.

    Leci: Ti s’guxon me më thanë ashtu.

    Avdiu: Të them, çka bën ti?

    Leci: Të tregoj mas emisionit.

    Avdiu: A po më kërcënon?

    Avokati Nasuf Hasani nuk ka bërë të ditur arsyen se pse Leci e ka paditur Zana Avdiun./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!