×
  • Sport
  • Sport

    Ismet Munishi zbulon se Baftiu ka 2 oferta serioze nga Turqia

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 10:47

    Ende nuk dihet e ardhmja e Blend Baftiut. Sensacioni i edicionit 2019/20 me Ballkanin, i ka katër oferta konkrete nga Austria dhe Turqia.


    Kështu ka konfirmuar trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, në një lidhje direkte me Dukagjinin, përcjellë “GazetaOlle.com”.

    Munishi ka theksuar që Blendi shumë shpejtë do të marrë vendimin për skuadrën e re, duke e bërë kështu punë të kryer largimin nga Kosova.

    “Sot (mbrëmë) ka zhvillime në Turqi për Blendin, ku i ka dy oferta serioze”, zbuloi Munishi.

    “Këtë punë do ta zgjedhë duke u këshilluar me babain e tij, gjithë familjen që e ka mbështetur shumë dhe agjentët që po bëjnë një punë fantastike”.

    “Mundësitë janë reale që të shkojë në Austri apo Turqi. Ai i ka aktualisht katër oferta shumë konkrete. Shumë shpejtë do të zbulohet për fatin e tij”, shtoi Munishi.

    Trajneri i Ballkanit theksoi që Blendi ka një karakter shumë fisnik dhe kërkohet një kujdes i madh në komunikimin me të.

    Sipas Munishit, mbase kjo është arsyeja kryesore se pse Blendi shpërtheu pikërisht tani dhe jo më herët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!