×
  • Sport
  • Sport

    Topalli fantastik, shënon në fund dhe shpëton skuadrën nga humbja

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 13:58

    Jetmir Topalli është shndërruar në “hero” për skuadrën e tij Yeni Malatyaspor, teksa e shpëtoi nga humbja në udhëtim te Gaziantep FK, raporton Gazetasheshi.com.


    Ylli kosovar realizoi në minutën e pestë të kohës shtesë, duke barazuar rezultatin në 2-2 dhe duke i dhënë kështu një pikë tejet të vlefshme skuadrës së tij.

    Madje, Topalli u inkuadrua në minutën e fundit të kohës së rregullt, derisa i dha impakt lojës së skuadrës së tij, duke kontribuar jashtëzakonisht shumë drejt pikës së 12-të kampionale.

    Topalli u gjend bukur brenda zonës pasi u shërbye nga Semih Kaya, teksa e dërgoi me lehtësi topin drejt rrjetës.

    Goli i 22 vjeçarit u rishikua në sistemin VAR, më pas u konfirmua dhe u legjitimua festa e futbollistëve të Yeni Malatyaspor.

    Ky ishte goli i parë i ish-sulmuesit të Ballkanit në Superligën e Turqisë, derisa më parë kishte realizuar në Kupën e Kampionatit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!