×
  • Sport
  • Sport

    Juventus gjen zëvëndësuesin e Higuain

    Reporteri
    03 Korrik 2020 | 13:23

    Raportimet thonë se Juventus po shtyn fuqishëm për të transferuar sulmuesin e Genoa, Andrea Pinamonti dhe mbrojtësin e Romës, Riccardo Calafiori.


    Genoa e bleu Pinamonti në shkurt për 18 milionë euro mirëpo Inter ka mundësinë për blerjen e tij.

    Përkundër këtij fakti Juventusi ka filluar sulmin në merkato dhe ka biseduar me menaxherin e tij, Mino Raiola.

    Me një moshë vetëm 21 vjeçare sulmuesi është gjithashtu edhe një opsion më i lirë se ai i Arkadiusz Milik.

    Ndërsa për Calafiorin e Romës gjërat duken më të thjeshta për shkak se 18 vjeçari ka një kontratë deri në 2022 por ‘Zonja e Vjetër’ e ka më të thjeshtë blerjen e tij pasi lojtari nuk është i interesuar të qëndrojë më shumë në kryeqytet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!