×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi planifikon që ta sjellë në skuadër edhe një tjetër yll të madh të futbollit

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 10:02

    Juventusi është duke shpresuar që ta sjellë në Torino super yllin francez, Kylian Mbappen


    Kampioni i Italisë dëshiron që të investojë 380 milionë euro në Kylian Mbappen, shkruan Reporteri.net

    Këto para do të përdoreshin për tranferimin e tij dhe do të mbulonin pagën e tij në një kontratë 5-vjeçare, raporton Tuttosport.

    Presidenti Andrea Agnelli dhe Pavel Nedved deklaruan pas takimit të aksionarëve të kësaj jave se rritja e kapitalit prej 300 milion euro kishte për qëllim që Juventusin ta vendosë në nivelin e parë të klubeve evropiane.

    Image result for mbappe juventusKjo përfshin aftësinë për të bërë investime të mëdha në transferime, duke shpresuar se emrat e tjerë të yjeve do të ndjekin gjurmët e Cristiano Ronaldo, i cili iu bashkua ‘Zonjës së Vjetër’ në verën e viti 2018.

    Objektivi i radhës pritet të jetë një lojtar i ri me potencial të madh për të tashmen dhe të ardhmen. Tutttosport raporton se shënjestra e Juves është Mbappe, i cili në dhjetor mbush 21 vjet. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!