×
  • Sport
  • Sport

    Kaos te Barcelona, Bartomeu i vetëm – gjashtë anëtarë të bordit drejtues japin dorëheqje

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 0:06

    Një situatë aspak e mirë është duke u zhvilluar te Barcelona.Kampionët e La Liga, Barcelona, duket se janë në një krizë të brendshme në skuadër.


    Ankesat janë të shumta sipas shtypit spanjoll, me anëtarë brenda skuadrës që ankohen për një autokraci të Josep Maria Bartomeu.

    ‘La Vanguardia’ shkruan se gjashtë anëtarë të bordit; Emili Rousaud, Quique Tombas, Silvio Elias, Josep Pont, Jordi Valsamiglia dhe Maria Teixidor kanë vendosur të japin dorëheqje, transmeton lajmi.net.

    Të gjithë këta thuhet të kenë dorëzuar letrën për dorëheqje.

    Bartomeu tashmë është i vetëm. Duket se te Barcelona janë të gjithë kundër tij, përfshirë një pjesë të lojtarëve.

    Zgjedhjet duket se me shumë gjasë do të sjellin një ndryshim në kryesinë e skuadrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!