×
  • Sport
  • Sport

    Koritet Juventusi, ndalet në shtëpi nga Verona

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 22:44

    Juventusi ka barazuar 1-1 me Veronën në kuadër të javës së gjashtë në Serie A


    Zonja e Vjetër nga Torino zhgënjeu në këtë takim duke mos fituar një përballje në të cilën ishte favorite e madhe, shkruan Reporteri.net

    Pjesa e parë u mbyll pa gola, derisa në pjesën e dytë të dy skuadrat shënuan nga një herë.

    Verona kaloi e para në epërsi me anë të Favillit që shënoi në minutën e 60-të.

    Kulusevski barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 78-të.

    Juventusi tentoi deri në fund që ta shënonte edhe golin e fitores po pa sukses.

    Pas këtij barzimi Juve zë pozitën e pestë me 9 pikë, derisa Verona është në vendin e tetë me 8 pikë. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!