×
  • Sport
  • Sport

    Kroos: Jam mirë, kam mjaftueshëm letër tualeti

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 12:30

    Mesfushori gjerman i Real Madridit, Toni Kroos, është duke e menaxhuar kohën e tij në karantinë pa u përballur me ndonjë problem të madh, duke thënë se po ndihet mirë.


    Toni Kroos e ka dhënë një intervistë gjatë kësaj kohe sa është liruar nga stërvitjet e ndeshjet me Real Madridit, shkaku i pezullimit të aktiviteteve sportive pothuajse në të gjithë Spanjën shkaku i koronavirusit, transmeton Express.

    Mesfushori gjerman nuk është duke e pasur problem ta mbajë veten të argëtuar gjatë kësaj kohe sa është vendosur në karantinë, përderisa po duhet të qëndrojë në shtëpi.

    “Familja ime dhe unë jemi mirë dhe unë nuk e kam asnjë simptomtë”, tha Kroos, në një intervistë të dhënë për emisionin “Late Night Berlin” të ProSieben.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!