×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i hidhur për Realin para takimit me Liverpoolin: Varane rezulton pozitiv me COVID-19

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 13:58

    Raphael Varane ka rezultuar pozitiv me coronavirus, pas testimeve të realizuara në prag të takimit të parë çerekfinale që Real Madridi e zhvillon ndaj Liverpoolit në Ligën e Kmapionëve.


    Ky padyshim që është një lajm i hidhur për Zinedine Zidanes, që tani ka humbur edhe mbrojtësin francez, derisa Sergio Ramos u lëndua gjatë ndeshjeve ndërkombëtare me Spanjën.

    Varane aktualisht gjendet në vetëizolim dhe nuk do të paraqitet sonte ndaj The Reds, në takimin që fillon në ora 21:00 në stadiumin ‘Alfredo di Stefano’.

    Mbrojtësi do të zëvendësohet me gjasë nga Nacho, që mund të luajë në qendër të mbrojtjes, duke ndërtuar një partneritet me Eder Militaon.

    Liverpooli po ashtu ka disa mungesa kyçe në këtë takim, mirëpo Real Madridi natyrisht se ka mbajtur shpresa të mëdha në Varanen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!