×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën: Arbër Zeneli po rikthehet nga lëndimi më shpejtë sesa që është planifikuar

    Reporteri
    16 Shtator 2019 | 17:00

    Arbër Zeneli pritet të kthehet më shpejtë sesa që është pritur. Kështu ka deklaruar babai i tij, Avni Zeneli.


    Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës kishte këputur ligamentet e gjurit në ndeshjen kundër Malit të Zi, shkruan Reporteri.net

    Menjëherë pas ndeshjes, Zeneli kishte udhëtuar për në Francë ku kishte kryer operacionin me sukeses, derisa ishte paraparë që të mungojë nga 6-9 muaj.

    Mirëpo, Arbëri po kthehet më shpejtë sesa ishte parashikuar nga doktorët pas operacionit.

    “Sipas mjekut të klubit, Arbëri do të jetë i gatshëm të luaj në janar, ndërsa stërvitjet pritet t’i filloj në fund të tetorit apo në fillim të nëntorit”, ka thënë babai i futbollistit.

    Kujtojmë që, Arbëri do të mund të rikthehet të luaj për Kosovën vetëm nëse ‘Dardanët’ kualifikohen për në kampionatin evropian 2020, pasi ndeshjet e mbetura zhvillohen në muajin tetor dhe nëntor./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!