×
  • Sport
  • Sport

    Largohet nga Milani, Olivier Giroud firmos me Los Angeles në fund të sezonit

    Reporteri
    29 Mars 2024 | 18:26

    Në fund të sezonit, Oliver Giroud do të largohet nga Milani dhe prezantohet si lojtari më i ri i Los Anxhelos në Amerikë. Siç raportohet nga mediat italiane, dy palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe sulmuesi francez do të firmos një kontratë për 18 muaj me ekipin amerikan.

    Giroud është një nga titullarët e Milanit, i cili ka bërë mjaft mirë me skuadrën kuqezi. Ai u pjesë e milanistëve që prej korrikut të vitit 2021, kur la Chelsean për të provuar eksperiencën e parë italiane. Me fanellën kuqezi, Oliver Giroud ka shënuar 46 gola dhe dhuruar 20 asist në 121 ndeshje ndërsa dy vite më parë doli dhe kampion italian.

    Sigurisht për ta mbyllur në mënyrën më të mirë me klubin italian, objektivi i fundit për francezin do të jetë fitimi i europa league përpara se të përshëndetet me tifozët kuqezi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!