×
  • Sport
  • Sport

    Legjenda turke: Genclerbirligi duhet të ankohet, Fenerbahce ka thyer rregullat me Muriqin në fushë

    Reporteri
    07 Dhjetor 2019 | 8:47

    Tumer Metin, legjenda e Turqisë ka thënë fjalë të mëdha për Vedat Muriqin


    Vedat Muriqi nuk po di të ndalët së shënuari dhe mbrëmë tundi rrjetën dy herë kundër Genclerbirligi, shkruan Reporteri.net

    Paraqitjet e prizrenasit po vlerësohen lartë dhe sipas Tumer Metin ai luan sa dy lojtarë dhe se me të në fushë Fenerbahce po thyen rregullat pasi po luan me 12 futbollistë.

    “Nëse do të isha në pozicionin e Genclerbirligi, do të kundërshtoja se ekziston një rregull gabim. Ndeshja është luajtur 12 me 11. Vedat Muriqi luajti sa dy lojtarë,” ka deklaruar Metin.

    25 vjeçari nga Prizreni është golashënuesi më i mirë në Superligën e Turqisë këtë edicion me 9 gola. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!