×
  • Sport
  • Sport

    Majlinda Kelmendi flet pas triumfit në Lojërat Evropiane, tregon kujt ia dedikon medaljen

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 8:10

    Majlinda Kelmendi ka bërë historinë me triumfin e saj sot në Minsk të Bjellorusisë, duke fituar medaljen e artë.


    Pas këtij triumfi, Majlinda është shprehur tejet e lumtur.

    “Sigurisht që po ndihem shumë e lumtur. Është hera e parë për mua që marrë pjesëë në Lojërat Evropiane, që në sportin tonë janë të njëjta me kampionatin evropian, arsye për të cilën marrim dy medalje në një ditë” ka thënë fillimisht Majlinda, transmeton lajmi.net.

    “Realisht ishte një ditë e vështirë dhe e gjatë, me mjaft stres, duke pasur parasysh se dy vitet e fundit nuk morra pjesë në kampionate, për arsye të lëndimeve. Sot isha mjaft e motivuar dhe besoj se gara shkoi shumë mirë.”

    “Finalja shkoi ashtu siç dëshirova. Rusja është shumë e fortë fizikisht, por në fund bëra gjuajtjen e hodha dhe thjesht ndjeva atmosferën e mirë që ishte aty. Jo shpesh kemi mundësi të shohim shqiptarët të na përkrahin në këso nivele kështu që i falënderoj.”

    “Këtë medalje ia dedikoj një personi që ishte shumë i veçantë për mua, djalit të tezës sime, Labinot Harbuzi, që fatkeqësisht e kemi humbur disa muaj më parë. Ai besonte gjithmonë në mua dhe këtë medalje ia dedikojë atij” ka thënë ndër të tjerash Majlinda.

    Kjo ishte medalja e parë e artë për Kosovën në një Kampionat Evropian, por gjithashtu e para edhe për Majlindën.

    Më poshtë intervista e Majlindës të cilën e ka publikuar komiteti olimpik i Kosovës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!