×
  • Sport
  • Sport

    Mbyllen 3 ndeshjet e Superligës së Kosovës, arrihen këto rezultate

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 14:53

    Kanë përfunduar 3 ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll që kishin filluar nga ora 13:00


    Gjilani e ka mposhtur lehtësisht Dukagjinin në udhëtim me rezultat 4-0, shkruan Reporteri.net

    Golat në fitoren e Skifterave u shënuan nga Busic, Plaku, Veliu dhe Progni.

    Ferizaj ishte befasia e kësaj duke e mposhtur Llapin me rezultat 2-0. Vendasit fituan me dy golat e shënuar në këtë takim nga Dren Gashi.

    Ndeshja tjetër ishte ajo ndërmjet Feronikeli dhe Trepçës ’89, që përfundoi 3-0 në të mirë të skuadrës nga Drenasi.

    Hoti, Zeka e Dabiqaj ishin golashënuesit e Niklit në këtë përballje.

    Kujojmë që nga ora 17:00 luhet sfida kryesore ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit në Fadil Vokrri. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!