×
  • Sport
  • Sport

    Messi apo Ronaldo? Leite Kaka tregon se cili është më i miri

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 13:24

    Leite Kaka nuk ka mundur t’i ikë pyetjes se cili është më i miri, Messi apo Ronaldo


    Braziliani që ka fituar Topin e Artë në të kaluarën ka luajtur me Ronaldon te Real Madridi, por pavarësisht kësaj, ai e ka konsideruar Messin si më të mirin, shkruan Reporteri.net

    Në pyetjen se cili ëshë më i mirë, Messi apo Ronaldo, ish-ylli i Milanit u përgjigj kështu:

    “Messi. Messi është gjeni, është një talent i pastër, mënyra sesi luan është e pabesueshme,” ka thënë Kaka.

    Por, Kaka gjithashtu foli fjalë të mëdha edhe për CR7.

    Ishte një makinë. Nuk është vetëm mënyra se si është i fortë, fuqishëm, i shpejtë, ai është i fortë edhe mendërisht. Ai gjithmonë dëshiron të fitojë, ai dëshiron të luajë, të jetë më i miri, për mua është gjëja më e pabesueshme që ka Cristiano. Në historinë e sportit është në top 5 apo top 10 padyshim,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!