×
  • Sport
  • Sport

    Nadal i jep fund beqarisë, publikohen imazhet e para të çiftit

    Reporteri
    21 Tetor 2019 | 23:22

    Pasi ka shkruajtur historinë në fushën e tenisit, Rafael Nadal ka kurorëzuar në martesë dashurinë me Maria Francisca Perello.


    Fituesi i 19 Grand Slame ka zgjedhur kështjellën “Sa Fortalesa” për të mbajtur ceremoninë fetare, një kështjellë që daton nga shekulli i 17-të në Zona e Pollencës, në veri të ishullit të Mallorca. Perello i kishte besuar firmës së njohur Rosa Clara për fustanin e saj të dasmës, ndërsa Nadal u vesh me Brunello Cucinelli.

    Tomeu Catala, një mik i ngushtë i familjes, ishte prifti që kurorëzoi në martesë dashurinë e çiftit, teksa në ceremoni morën pjesë ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos I, këngëtari, Julio Iglesias, si dhe tenistët, Feliciano Lopez, David Ferrer dhe Marc Lopez.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!