×
  • Sport
  • Sport

    Nora Gjakova e fiton medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Abu Dhabit

    Reporteri
    21 Tetor 2022 | 17:34

    Lëndimi që e pësoi e mbajti shumë gjatë larg garave Nora Gjakovën, por kjo u la menjëherë pas krahëve.

    Xhudistja kosovare ka fituar sot medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Abu Dhabit.

    Ajo këtë medalje e fitoi në kategorinë deri në 57 kilogramë, pasi në finale u mposht nga Mimi Huh e Koresë së Jugut.

    Kujtojmë se në raundin e parë, Nora Gjakova mposhti në “Golden Score” xhudisten nga Koreja e Jugut, Yuna Shin.

    Në raundin e dytë, Gjakova pati punë me holandezen Cornelisse, të cilën e kaloi pa problem.

    E pa problem dhe brenda dy minutave Nora Gjakova e mposhti edhe xhudisten serbe, Marica Perisic, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

    Aty, në më pak se një minutë, Gjakova arriti Waza-ari ndaj xhudistes nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani.

    Nesër do të garojë Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë, kurse të dielën do të garojë Loriana Kuka në kategorinë deri në 78 kilogramë. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!