×
  • Sport
  • Sport

    Nuk debutoi në “Camp Nou”, por Rey Manaj shkëlqen te Barcelona B

    Reporteri
    16 Shkurt 2020 | 14:45

    Rey Manaj është duke treguar një formë shumë të mirë te Barcelona B, teksa vazhdon të shkëlqejë me ekipin e tij


    Sulmuesi shqiptar pasi u grumbullua ditën e djeshme me ekipin e parë të Barcelonës, ditën e sotme e ka nisur titullar me ekipin B.

    Pikërisht lushnjari ka qenë edhe protagonist në përmbysjen e ekipit të tij ndaj Levante B, teksa në minutën e 32’ ka tronditur tranversën, dhe më pas ka shënuar Saverio.

    Ekipi i shqiptarit ka fituar me rezultatin 2-1 me përmbysje, pasi më parë Levante kishte kaluar e para në avantazh.

    Madje në statistikat e ndeshjes, goli i parë i është dhuruar shqiptarit, ndonëse nuk është shënuar nga ai, por është shënuar nga Kolado.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!