×
  • Sport
  • Sport

    Patrice Evra: Jam i mërzitur, kjo gjë po më mbyt mua

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 10:42

    Patrice Evra nuk po mund ta shikojë Manchester Unitedin në gjendjen aktuale që është dhe ka kërkuar nga lojtarët që të luajnë më mirë dhe t’ia kthejnë identitetin klubit


    Manchester United nuk e ka nisur mirë edicionin në Premier Ligë dhe siç po rrjedhin gjërat në këtë fillim sezon ata me gjasë do të luftojnë vetëm për top katërshe, shkruan Reporteri.net

    Patrice Evra, ish-lojtari i Manchester Unitedit ka thënë se është i mërzitur pasi nuk po mund ta sheh në këtë gjendje skuadrën e tij të zemrës.

    “Ku është respekti për Manchester Unitedin? Unë dua që njerëzit të na frikësohen përsëri neve dhe lojtarët duhet që të luajnë më mirë dhe të fitojnë ndeshje,” ka thënë Evra.

    “Dua që të kthehet përsëri arroganca. Kështu, unë jam i mërzitur kur njerëzit po flasin për Unitedin sikur ne të mos ishim asgjë. Kjo gjë po më mbyt mua,”.

    ‘Djajtë e Kuq’ pas pesë xhirove në Premier Ligë janë në vendin e pestë me 8 pikë, shtatë më pak se lideri Liverpooli që ka 15 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!