×
  • Sport
  • Sport

    Përsëritet historia, Kroacia ia del sërish me penallti – eliminon Brazilin nga Kupa e Botës

    Reporteri
    09 Dhjetor 2022 | 18:54

    Kroacia është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pas fitores ndaj Brazilit.

    Ekipi kroat ia doli që me penallti ta mund Brazilin, që konsiderohej favorit për këtë Botëror, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    90 minutat e parë të ndeshjes shkuan pa asnjë gol, derisa në vazhdim u shënuan dy gola nga secila kombëtare.

    Fillimisht, për Brazilin shënoi Neymar, në fund të pjesës së parë të vazhdimeve.

     

    Ndërsa, në pjesën e dytë, Kroacia e barazoi rezultatin.

    Bruno Petkovic shënoi në minutën e 117-të për rezultatin 1:1.

     

    Fituesi i kësaj ndeshjeje u vendos me penallti, e që është specialitet i kroatëve. As këtë herë, nuk dështuan.

    Kroatët u treguan të saktë në çdo gjuajtje, derisa Brazili nuk ia doli ta bëjë të njëjtën gjë.

    Kjo pasi humbën raundin e dytë të penalltive, çka edhe e eliminoi atë nga Kupa e Botës.

    Mbetet për t’u parë se me kë do të përballet Kroacia në gjysmëfinale. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!