×
  • Sport
  • Sport

    Publikohet formacioni zyrtar i Kosovës ndaj Irlandës së Veriut

    Reporteri
    24 Shtator 2022 | 16:38

    Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e pestë dhe të parafundit për këtë edicion në Ligën e Kombeve.

    Këtë të shtunë, “Dardanët” do të luajnë në udhëtim te Irlanda e Veriut. Ndeshja është e vlefshme për Grupin 2 në Ligën C dhe do të zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “Windsor Park”.

    Muriq: Hadërgjonaj, Fazliji, Aliti, Rrudhani: Celina, Dresheviq, Muslija: Rashica, Muriqi, Rashani është formacioni zyrtar i Kosovës.

    Kosova do të synojë sërish fitoren ndaj irlandezoveriorëve.

    Ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy ekipeve më 9 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ishte mbyllur me rezultatin 3:2.

    Greqia e ka siguruar vendin e parë në këtë grup, teksa Kosova synon ta mbajë vendin e dytë – aty ku pozicionohet momentalisht me 6 pikë.

    Ndërkaq, Irlanda e Veriut është e treta në grup me 2 pikë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!