×
  • Sport
  • Sport

    Publikohet lista e futbollistëve që mund të largohen këtë verë nga Liverpooli

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 14:06

    Xherdan Shaqiri është njëri nga futbollistët që mund të largohet nga Anfield


    Mesfushori nga Zhegra gjatë dy sezoneve te Liverpooli nuk ka arritur që ta fitojë një vend në 11-shen startuese dhe dëshira për të luajtur më shumë do të bëjë që ai këtë verë të ndërrojë ambient, shkruan Reporteri.net

    Shaqiri është në listën e lojtarëve që Liverpoolit pritet t’i shesë këtë verë.

    Përveç Shaqës në këtë listë janë edhe lojtarët si Divock Origi, Dejan Lovren, Marko Grujic, Harry Wilson dhe Loris Karius.

    Ndryshe, 28 vjeçari ka zhvilluar 40 ndeshje me Liverpoolin duke shënuar 7 gola. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!