Rashica: Nuk po më pritet për sezonin e ri n’Premierligë

Milot Rashica tashmë ndodhet në Angli. Ai është gati për sezonin e ri me klubin e ri, Norwich City.


Pas transferimit nga Werder Bremen javë më parë, Milot Rashica ka dhënë intervistën e parë për klubin anglez.

Ai ka thënë se mezi pret që të startojë sezoni dhe se tashmë është akomoduar në Norwich.

“Jam shumë i lumtur dhe i ngazëllyer”, e nisi ai intervistën. “Mezi pres të filloj. Jam vendosur shumë mirë këtu me familjen, gjithçka ishte gati dhe e përgatitur për ne. Tani kam nisur stërvitjet me djemtë dhe po i shijoj”.

“Gjithçka është e mrekullueshme – qendra e stërvitjes, gjithçka”.

Ai shpjegoi edhe bisedën me Daniel Farke dhe se si mund të përshtatet në formacionin e Norwich City.

“Kemi pasur kontakte në të kaluarën, por më pas interesimi ishte serioz në mua që nga fillimi. Kam pasur bisedë të mirë me trajnerin dhe më ka shpjeguar se çfarë do ai nga unë, stilin e lojës dhe mendoj se mund të përshtatem mirë. Nuk mu desh të mendohem shumë, kështu që vendosa të vij këtu”.

“Stili i lojës së Norwich City mund të më përshtatet shumë mirë sepse ata luajnë futboll ofensivë dhe i pëlqen të mbajnë topin. Shpresoj që të shfrytëzoi unë kualitet një për një dhe të bëjë diferencën”.

“Kur lash Holandën për Bundelsigën, ishte një hap i madh për mua. Intensiteti, ritmi, dhe gjithçka tjetër ishte ndryshe, dhe kisha nevojë për kohë në fillim. Më pas, kalova kohë të mira, shënova disa gola dhe dhurova asiste, kështu që kam kujtime të mira dhe jam rritur shumë si lojtar. Tani mendoj se jam gati për sfidën e re”.