Reagimi i Benzemas pasi u ftua në Kombëtare pas 6 vjetëve

Karim Benzema ka thënë se ndihet shumë krenar që është rikthyer në Kombëtaren e Francës, për herë të parë pas plot gjashtë vjetëve.


Trajneri Didier Deschamps e ftoi sulmuesin e Real Madridit në ekipin kombëtar të Francës prej 26 futbollistëve për Kampionatin Evropian 2020, që do të mbahet këtë verë.

Benzema kishte qenë lojtar kyc për Francën që prej debutimit në vitin 2007, por përfshirja në një skandal seksi me Mathieu Valbuena bëri që ai ta mos ftohej më në kombëtare.

Megjithatë, pas gjashtë vjetëve ai është rikthyer dhe bashkohet me yjet si Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann në përpjekje për të shkëlqyer në Euro 2020.

Hera e fundit kur Benzema kishte qenë pjesë e Francës ishte tetori 2015 dhe ai ndihet krenar për besimin e shfaqur në të.

“Jam shumë krenar që po kthehem në Francë dhe për besimin e shfaqur në mua”, shkroi Benzema në rrjetet sociale.

“Faleminderit familjes, klubit, miqve dhe të gjithë juve që më keni përkrahur dhe më keni thënë forcë çdo ditë”, shtoi ai.